• Devoll

Ujësjellës i ri në Devoll/ Ky ujësjellës do të furnizojë me ujë për 24 orë fshatrat Kuç dhe Poloskë

stand up   GERALDA SALI   Gazetare, RTSH Korçë

Ky ujësjellës do të shërbejë për furnizimin e pandërprerë 24 orë me ujë të pijshëm këto fshatra. Burime të siguruara bëjnë me dije se puna ka gati 1 muaj që ka nisur me ndërtimin e depos së ujit dhe rrjetit të jashtëm, për të vijuar më pas me shtrimin e rrjetit të brendshëm në këto dy fshatra. Banorët thonë se deri tani furniyohen me ujë nga një rrjet i vjetër dhe me orar të pjesshëm gjatë ditës.

Vlera e investimit për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit shkon në rreth 67 mln lekë dhe nga ky ujësjellës do të furniyohen me ujë 24 orë, rreth 200 familje në fshatin Poloskë dhe rreth 100 familje në Kuç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *