Ka nisur shpërndarja e teksteve shkollore edhe në rajonin e Korçës. Sipas distributorit për bashkitë Korçë e Maliq, Musa Manka kanë ardhur 95% e teksteve të arsimit parauniversitar, ndërsa disa tekste që mungojnë pritet të vijnë gjatë kësaj jave.
Të gjitha shkollat në Korçë e Maliq kanë bërë përzgjedhjen e teksteve dhe porositë pranë distributorit, ndërsa shpërndarja pritet të përfundojë brenda kësaj jave. Nxënësit do ti marrin tekstet pranë shkollave, aty ku nga klasa e parë në të nëntën dhe disa kategori nxënësish të gjimnazit i përfitojnë tekstet falas.