Edhe pse i ka kaluar të 80-tat, pasionin e tij për shkrimin ai e vijon ende. Lefter Kosta Mazenofski me profesion mësues, shkrimin e ka pasur gjithnjë passion dhe ka në duar 2 libra që pritet t’i botojë së shpejti. Shkrimet e para i nisi në 1963 kohë kur nisi studimet në pedagogjiken e Elbasanit ndërkohë që ka botuar 4 libra në gjini të ndryshme.
Mazenofski thotë se tematikat që trajton janë nga më të ndryshmet, por kryesisht fokusohet në ngjarje të jetës së përditshme.
Libri për të cilin i është dashur më kohë para se ta nxirrte në botim është “Monumenti Diellor Ballkanik”, një roman që i kushtohet vendlindjes së tij, Prespës.