Vijojnë ndërhyrjet për sistemimin e rrugëve të brendshme në fshatrat e Korçës. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike është duke kryer shtrimin me stabilizant në rrugët ebrendshme të fshatit Voskop, pasi ishin amortizuar dhe vështirësonin lëvizjen e banorëve. Burime në këtë ndërmarrje bëjnë me dije se e njejta punë është kryer më herët në fshatrat Dërsnik e Polenë të njësisë Administrative Voskop e më pas do të vijohet edhe me fshatra të tjerë ku ndërhyrjet janë më emergjente si në Goskovë , Vinçan e Damjanec. Banorët shprehen të kënaqur për këto punime pasi janë rrugë që përshkohen shpesh prej tyre dhe sillnin probleme
Ndërhyrjet do të vijojnë më pas me sistemimin e rrugëv të parcela në të gjitha nëjsitë që përfshin bashkia Korçë, për t’iu lehtësuar punën fermerëve