Nga kjo datë, udhëtarëve do tju bëhet regjistrimi i të dhënave në mënyrë digjitale sa herë që të hyjnë dhe dalin nga kufijtë e jashtëm të Schengenit duke mos pasur më vula në pasaportat fizike. Kjo do të bëhet me qëllim për të siguruar që ata të mos qëndrojnë në zonën Schengen më shumë se 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore. Në një skedar digjital do të regjistrohet një informacion i udhëtarëve që ka të bëjë me gjurmët e gishtave të tyre si dhe do t’iu realizohet skanimi biometrik i fytyrës në kalimin e tyre të parë. Me aplikimin e këtij rregulli, kalimi do të jetë më i shpejtë në kufi pasi policët kufitarë që do të menaxhojnë këtë sistem, do të kërkojnë vetëm një skanim të pasaportës biometrike në një nga pikat elektronike të vetë-shërbimit nëse ekzistojnë në atë pikë kufitare për të përputhur dokumentin e identitetit me të dhënat biometrike të regjistruara. Nëse të dhënat refuzohen nga sistemi, udhëtarit do t’i mohohet hyrja në territorin e vendeve europiane. Këto rregulla të reja do të kërkojnë që qytetarët jo-BE të regjistrohen në internet përpara se të udhëtojnë pa pagesë. Në lidhje me procedurat që do të kryhen prej 10 nëntorit, autoritetet doganore në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës bëjnë me dije se janë ende në pritje të një udhëzimi sesi do të funksionojë ky sistem.
- Korça
Lëvizjet në zonën Schengen/ Nga nëntori lëvizja në kufi pa vula në pasaporta, por me shenja gishtash e fotografim
Korça
Më shumë- Korça
Panair me materiale të riciklueshme/ Nxënësit e shkollës “Isuf Dalipi”...
- Korça
Romani “Shitësja e ëmbëlsirave”/ Promovohet në universitet libri i aut...
- Korça
110 vjet nga lindja e Vangjush Tushit/ Përkujtojmë piktorin emblematik...
- Korça