Ka përfunduar faza e parë e konkurimit për pranimet e nxënësve në shkollën e mesme artistike “Tefta Tashko Koço” në qytetin e Korçës, për vitin e ri shkollor 2024-2025. Interesi për të ndjekur studimet pranë kësaj shkolle ka qënë i lartë bën me dije drejtori Ilir Zguri. Ai thotë se do të ketë edhe një fazë tjetër pranimesh për të gjithë ata që interesohen për t’u regjistruar në këtë shkollë.
Zguri jep lajmin e mirë se presin të marrin statusin e shkollës artistike.
Në këtë shkollë të hapur rreth viteve 60 në Korçë, që mban emrin e këngëtares së shquar lirike Tefta Tashko Koço, ndër vite kanë dalë artistë të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare dhe atë botërore.