• Korça

Voskopoja, “zgjedhja e freskët”/ Me qindra pushues e vizitorë gjatë fundjavës

Voskopoja ka qenë një nga zgjedhjet e qindra pushuesve e vizitorëve gjatë fundjavës. Fshati i vogël turistik, ku spikatin mes të tjerash gjurmët e qytetërimit të hershëm, gjatë verës është kthyer në një qytezë, për shkak të dyfishimit të numrit të pushuesve. Mikpritja e rrallë e banorëve, të cilët çdo vit e më shumë po orientohen drejt turizmit dhe mbajtja e pandryshuar e çmimeve, e bëjnë Voskopojën zgjedhje të padiskutueshme për ata që duan pushime të qeta.

Hotelet, bujtinat dhe shtëpitë pritëse janë të rezervuara për gushtin, ndërsa kërkesat për të kaluar disa ditë në Voskopojë mbeten të larta si nga vendasit ashtu edhe të huajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *