Fshati i njohur turistik i Dardhës ka festuar 400 vjetorin e themelimit të tij. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë shumë banorë të këtij fshati të cilët edhe pse jetojnë e punojnë jashtë vendit nuk kanë munguar në këtë ditë, por të pranishëm kanë qenë edhe autoritete vendore e vizitorë të shumtë.
Një lajm i mirë ka ardhur nga kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo kur foli për investime që do të zhvillojnë edhe më tej turizmin në këtë zonë.
400 vjetori i fshatit Dardhë përkoi edhe me 100 vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe në këtë fshat si dhe me festën e Shën Marisë që sipas traditës në Dardhë festohet më 16 gusht. Për herë të parë në këtë fshat ka ardhur edhe kori Lira, si dhe këngëtari Bledi Polena të cilët kanë dhënë një koncert për të pranishmit.