Çdo 15 gusht festohet Fjetja e Hyjlindëses Mari ose siç njihet ndryshe pashka e verës për të gjithë besimtarët ortodoksë. . Qindra besimtarë i janë drejtuar manastirit të “Shën Marisë” që ndodhet në fshatin Boboshticë të Korçës, për të kryer ritet fetare e për të ndjekur liturgjinë hyjnore, të drejtuar nga hirësia e tij imzot Johan Pelushi.
Pasi kanë ndjekur liturgjinë e shenjtë besimtarë ortodoksë kanë ndezur qirinj e janë lutur për shendet e mbarësi në familjet e tyre.
Kjo ditë e shenjtë është kremtuar edhe në kisha të tjera të Tërëshenjtës Mari në Mitropolinë e Korçës.