Prej 20 vitesh tashmë çdo muaj gusht organizohet festa e Lavdarit, një organizim ku mblidhen sëbashku e takohen me mall banorët të këtij fshati, që në shumicën e tyre jetojnë në emigracion në vende të ndryshme të botës. Një organizim i shumëpritur nga të gjithë lavdarakët për shkak të mundësisë për tu çmallur me fshatin e me gjithçka që i kujton fëmijërinë e rininë e tyre, por edhe pse jo për të kaluar disa orë të këndshme nën shoqërinë e muzikës e këngëve tradicionale.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë marrë pjesë në festën e Lavdarit duke kaluar një kohë të bukur me njëri tjetrin e duke shijuar edhe ushqimët tradicionale të zonës të cilat u mungojnë në vendet e huaja ku jetojnë e punojnë.