• Korça

Virusi i Nilit Perëndimor/ Asnjë rast i dyshuar në Korçë, mjekët apelojnë për kujdes!

Në të gjithë qarkun e Korçës nuk është evidentuar asnjë rast i dyshuar si i prekur nga virusi i Nilit Perëndimor. Sipas mjekëve epidemiologë situata deri më tani është e qetë sa i takon përhapjes së këtij virusi, por nga ana tjetër sugjerojnë që qytetarët duhet  të jenë të kujdeshëm. Në të gjitha qendrat shëndetësore janë shpërndarë tashmë materialet informuese për simptomat dhe trajtimin e tyre, për të bërë të mundur që çdo rast i mundshëm të kapet në kohën e duhur dhe të izolohet.

Për çdo rast të mundshëm të dyshuar autoritetet shëndetësore përveç ekzaminimit klinik të pacientit do të kryejnë edhe ekzaminimin e gjakut për tu siguruar për praninë e këtij virusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *