• Korça

Rriten pagat për bashkitë/ Deri në 40% rritje për punonjësit e bashkive

Kush punon në bashki do të marrë nga 20 deri në 40 për qind më tepër në pagën e tij. Nga 93 mijë lekë aktualisht, punonjësi i pushtetit vendor do të marrë mesatarisht 111 mijë e 600 lekë në rastin më të keq dhe 130 mijë e 200 lekë në atë më të mirë. Shkalla e rritjes së pagave bruto për punonjësit e 61 bashkive u miratua në parim në mbledhjen e Këshillit Konsultativ, Qeverisje Qendrore-Vendore. Veç rritjes së pagave me qëllim sheshimin e hendeqeve, punonjësit e bashkive në vijim do të trajtohen njësoj si kolegët e tyre që punojnë në ministri edhe në drejtime të tjera. Të paktën sipas dokumentit paraprak, qeveria do të mbështesë bashkitë duke mbuluar pagën minimale të punonjësve. Nga rritja e pagave do të preken edhe kryetarët e 61 bashkive që do të ketë një formulë tjetër përllogaritje nga ajo që është aplikuar, deri më tani. Detajet pritet të publikohen pasi Ministria e Financave dhe qeveria të aprovojnë faturën financiare që do të sjellë rritja e pagave për afro 37 mijë punonjës të administratës lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *