• Korça

Nata e gjashtë e monodramës/ Teatri i Varshavës në Poloni sjell shfaqjen “Jordan”

Trupa e teatrit të Varshavës në Poloni ka prezantuar një natë më parë monodramën Jordan, në kuadër të festivalit ndërkombëtar Albamono. Aktorja Zuzana Bernat ka përcjellë historinë e saj ku në qendër ka qenë ndihma dhe dashuria për njerëzit në nevojë:

“Nuk është hera ime e parë në Shqipëri sepse kam ardhur këtu disa vite më parë dhe ishte shumë bukur, por është hera ime e parë në këtë festival. Në këtë shfaqje, mesazhi më i rëndsishëm është që ne duhet të ndihmojmë njerëzit në nevojë, si dhe ti rrethojmë ata me dashuri, sepse ata nuk kanë dashuri të mjaftueshme përreth tyre, kjo ishte pak a shumë ajo çfarë ndodhi në shfaqje. Ky festival më pëlqen sepse ti mund të shohesh shfaqje nga e gjithë bota dhe monodrama shumë të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, kjo është ajo që kam parë, dhe është e mrekullueshme. Ti mund të kërcesh, mund të këndosh, të aktrosh, historitë janë komplet të ndryshme dhe kjo është shumë e bukur. Njerëz nga e gjithë bota këtu mund të shohin se çfarë mund të bëjnë njerëz të ndryshëm me monodramat dhe historitë e tyre”.

Festivali i monodramës Albamono do të përmbyllet sonte me shfaqjen Medea nga teatri i Kazakistanit, ndërsa do të jepen edhe çmimet për fituesit e këtij edicioni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *