Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Korçës është diskutuar miratimi i fazës së parë të programit buxhetor afatmesëm 2025-2027, si një instrument për prezantimin në mënyrë të integruar e disavjeçare të parashikimit të të ardhurave dhe burimeve financiare publike si dhe për planifikimin, menaxhimin dhe lëvrimin e shërbimeve publike. Këshilltarët e opozitës kanë vënë në dukje shifrat tepër të larta të shpenëzimeve korrente dhe ato të personelit.
Risia e këtij viti është që programi buxhetor afatmesëm për herë të parë është punuar nëpërmjet sistemit të menaxhimit financiar, i cili është një sistem online i përgatitur nga Ministria e Financave dhe nga projekti i financave lokale.