Nxënësit e klasave të nënta kanë zhvilluar sot provimin e parë të lirimit, atë të gjuhës shqipe. Kanë qenë 607 nxënës të klasave të nënta pjesë e zyrës vendore të arsimit parauniversitar Korçë Pustec të cilët prej orës 10.00 e deri më 12.30 kanë testuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe. Ata janë shpërndarë në 10 qendra provimi me 50 administratorë dhe 10 mësues përgjegjës të cilët kanë kryer mbarëvajtjen e provimit. Provimi ka pasur mbi 20 pyetje me alternativa dhe zhvillim, me qëllim për të matur aftësitë interpretuese, argumentuese dhe krahasuese. Sipas disa nxënësve teza ishte e lehtë, duke përfshirë pyetje të cilat ishin trajtuar gjatë orëve të mësimit.
Provimet e lirimit për nxënësit e klasave të nënta do të vijojnë me provimin e matematikës më 25 qershor dhe provimin e gjuhës së huaj më 28 qershor.