Pas 50 vitesh të maturës janë ritakuar në ambjentet e gjimnazit Themistokli Gërmenji në Korçë, nga ku gjysmë shekulli më parë dolën me ëndrra e dëshira të ndryshme duke punuar e kontribuar në fusha të ndryshme të jetës. Janë maturantët e vitit 1974 të këtij gjimnazi të cilët pas gati një viti përgatitjesh edhe pse jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, arritën të mblidhen në këtë takim mjaft emocionues.
Maturantët e vitit 1974 janë ulur në bankat e shkollës duke kryer një apel për të rikujtuar të gjithë nxënësit e 5 klasave të kësaj mature, ndërsa kanë mbajtur edhe një minutë heshtje për ata që janë ndarë nga jeta. Mes emocioneve e kujtimeve, ata kanë kaluar një ditë të bukur duke u ndjerë edhe njëherë gjimnazistë.