Prof. Dr. Irena Nikaj ka prezantuar platformën e saj për kandidimin për Rektore të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë. Platforma vjen me titullin “Ndryshimi garanton të ardhme dhe qëndrueshmëri për UK”. Sipas Nikës, ky Universitet i ka të gjitha mundësitë dhe kapitalin dhe një prespektivë të shkëlqyer nëse shkon drejt ndryshimit të domosdoshëm
Dy ndër mbështetësit e kandidaturës së Nikës, janë Prof. Dr. Lekë Sokoli drejtor i përgjithshëm i Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe Shoqatës Sociologjike Shqiptare dhe gazetarja e studiuesja Kozeta Hoxha
PROF. DR. LEKË SOKOLI Drejtor i përgjithshëm i Institutit Shqiptar të Sociologjisë dhe Shoqatës Sociologjike Shqiptare
Takimi me stafin akademik, miq e qytetarë u mbajt në teatrin “Andon Zako Çajupi” ku të pranishmit pas prezantimit të platformës, drejtuan pyetje ndërsa përcollën dhe vlerësime për pedagogen