• Korça

Tuma e Kamenicës/ Rreth 1 mijë vizitorë të huaj janë ndalur për ta vizituar

Rreth 1 mijë vizitorë të huaj janë ndalur për të vizituar Tumën e Kamenicës që prej nisjes së sezonit veror. Kjo Tumë është një monument kulture i kategorisë së parë dhe ka një rëndësi tepër të veçantë për historinë sepse është i vetmi muze natyror i këtij lloji në vendin tonë dhe përfaqëson monumentin mortor më të madh të llojit të vet në raport me 200 tumat e tjera të gërmuara në Shqipëri dhe në zonat e tjera fqinje të Ballkanit e më gjerë. 

Në tumën e Kamenicës janë evidentuar 400 varre, mbetje skeletorë të 430 individëve dhë më shumë se 3500 objekte. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së bronzit të vonë.  Në këtë tumë ka dhe një pjesë të pa gërmuar ku mendohet të ketë edhe 400 varre të tjerë. Tuma e Kamenicës është monumenti më i madh i zbuluar deri tani në vendin tonë me një histori prej gati 7 shekujsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *