Ekipi kombetar i basketbollit te femrave ka zgjedhur Korcen për të zhvilluar fazën përgatitore në prag të kampionatit europian të vendeve të vogla që do të zhvillohet pas pak ditësh në Prishtinë. Trajneri i ekipit kombëtar Klaudjo Ndoja ne përqindje të madhe ekipin e ka zgjedhur nga kampionati jone ndërkohë që ka sjellë në skuadër edhe lojtare që luajnë jashtë vendit.
Kampionati shqiptar sipas Ndojës është i përqëndruar në tre ekipe, Partizani, Studenti dhe Flamurtari por sipas trajnerit federata në bashkëpunim me homologët italianë po bëjnë një punë të mirë në riorganizimin e ekipeve me një kujdes të shtuar të të gjitha ekipeve kombëtare.Kapitenia e ekipit Ornela Lalaj tha se ardhja e basketbollisteve të huaja në kampionatin tonë i ka dhënë më shumë shtysë këtij kampionati.
Në kampionatin europian të vendeve të vogla marrin pjesë Qipro, Malta Kosova e Gjeorgjia që do të luajnë në grupin A. Dhe në grupin B Shqipëria Andora, Norvegjia dhe Armenia