Piktori i mirënjohur korçar Romeo Kallço ka çelur një ekspozitë personale në ambjentet e Shtëpisë së Flamurit në Korçë. Janë rreth 40 punime në vaj të Kallços të realizuara gjatë dy apo tre viteve të fundit të cilat janë prezantuar në këtë ekspozitë, edhe në kuadër të çeljes së sezonit turistik veror në Korçë, duke ofruar edhe një mundësi më shumë për turistët e vizitorët për të parë nga afër punime të një prej piktorëve me në zë të qytetit.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun artdashës deri në fund të muajit qershor.