• Korça

Festivali Ndërkombëtar i Karnavalit/ Korça do të çelë sezonin turistik veror më 8 qershor

Në datë 8 qershor Korça do të çelë sezonin turistik me Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit. Do të jetë një fundjavë fantastike me një atmosferë të mrekullueshme, kudo në sheshe, rrugë e rrugica me karnavale, maska e grupe të ftuara nga disa vende të ballkanit.

Festivali do të nisë me paradën tradicionale për të kulmuar me karnaval party tek Pazari i Vjetër i Korçës.

Ky festival i kthyer në një traditë të përvitshme vjen këtë vit në edicionin e tij të 17-të, duke synuar tërheqjen e sa më shumë vizitorëve drejt Korçës dhe destinacioneve të tjera turistike të zonës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *