Qeverisja e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore është botimi më i ri i autorit Gjet Ndoj, i cili u promovua në mjediset e universitetit Fan Noli të Korçës. Autori sjell administrimin dhe qeverisjen e Shqipërisë në këtë periudhë, por edhe tema të veçanta siç është kapitulli për hebrenjtë, arsimi etj.
Ndoj është ndalur edhe te historia e luftës e cila është propoganduar gjatë sistemit komunist, duke e quajtur atë një gënjeshtër.
Promovimi është kryer me pjesëmarrjen e pedagogëve dhe studentëve të universitetit Fan Noli të cilët kanë bashkëbiseduar me autorin duke u interesuar për çështje të ndryshme të Luftës së Dytë Botërore.