Kjo periudhë e shoqëruar me raste të shtuara të virozave që kanë qënë me temperaturë dhe kollë të zgjatur në kohë, duke shkaktuar edhe probleme në rrugët respiratore për fat të mirë nuk ka sjellë komplikacione tek personat që vuajnë nga sëmundjet pulmonare kronike, pasi sipas mjekëve më të prekur kanë qënë pjesa tjetër e popullsisë.
Ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve pulmonare kronike është duhanpirja dhe sipas mjekes Aliçkolli vitet e fundit po preken edhe moshat më të reja, madje
nuk kanë munguar rastet e diagnostikimit edhe tek femrat.
Spoku dhe astma bronkiale mbeten rastet më të shpeshta tek sëmundjet pulmonare kronike, të cilat kërkojnë një mjekim të vazhdueshëm, por që mund të komplikohen nga virozat stinore, ndaj në këto raste kujdesi duhet të jetë i shtuar.