Në universitetin Fan Noli të Korçës është çelur konferenca e dytë ndërkombëtare me tematika të shumëgjuhësisë, inovacionit e digjitalizimit në kuadrin e politikave europiane. Të ftuar kanë qenë kërkues, mësues, studentë nga treva të ndryshme shqiptare dhe të huaja duke prezantuar ekspertizat, kërkimet e risitë në fushën e edukimit duke e gërshëtuar këtë me të rejat në fushën e teknologjisë.
Kjo konferencë ndërkombëtare ka qenë e organizuar nga Departamenti i Gjuhëve të Huaja në Fakultetin e Edukimit, pranë Universitetit Fan Noli në Korçë.