• Korça

Shtohen rastet e virozave/ Temperaturë e lartë dhe kollë, probleme me rrugët respiratore

Ndryshimi i shpeshtë i temperaturave gjatë kësaj periudhe ka shtuar rastet me viroza në qytetin e Korçës, të cilat kanë prekur të gjitha grupmoshat. Pacientët kanë patur një gjendje klinike me temperaturë dhe kollë të zgjatur në kohë, simptoma këto që kanë shkaktuar edhe probleme në rrugët respiratore.

Mjekja përjashton mundësinë e varianteve të Covid-19 edhe pse simptomat kanë qënë të ngjashme.

Për të parandaluar përhapjen mjekja rekomandon shmangien e kontaktit me personat e sëmurë.

Fëmijët janë më të rrezikuar për t’u prekur nga këto viroza për vetë faktin se kanë një sistem imunitar më të dobët sesa të rriturit, ndaj dhe prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *