Në këtë lagje nuk ishin kryer ndërhyrje prej vitesh, çka kishte bërë që trotuarët të amortizoheshin dhe qytetarët të hasnin vështirësi për shkak të dëmtimit e gropëzimit të trotuarëve ekzistues.
Burime në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike bëjnë me dije se puna ka nisur me prishjen e trotuarëve ekzistues duke nisur nga rruga “10 korriku” deri tek rruga “Partizani” ndërkohë që ka prokuruar materialet e duhura për rikonstruksionin e tyre, ndërsa të gjitha punimet do të kryhen nga punonjësit e kësaj ndërrmarrje. Ndërhyrja do të kryhet në një sipërfaqe prej 4000 m2 shtrim trotuari si dhe sistemimin e bordurave. Punimet parashikohet të zgjasin rreth 1 muaj.