• Sport

Gjata largohet nga Skënderbeu/ Volejbollistja do të transferohet në Bosnjë te skuadra e Zok Orasje

Volejbollistja e Skënderbeut, Paola Gjata, ka vendosur të largohet nga Korça, por edhe nga Shqipëria për të provuar vetën në një tjetër kampionat. Sezonin e ardhshëm 21-vjeçarja do jetë pjesë e ekipit të Žok Orasje në Bosnje-Hercegovinë. Padyshim një mbyllje perfekte për sportisten pasi këtë sezon që sapo u mbyll ajo fitoi gjithçka me Skënderbeun. Ekipi ku do transferohet Paola Gjala sapo është ngjitur në elitën e volejbollit boshnjak dhe këtë vit po bën investime të mëdha duke synuar të jetë sa më konkurues në kampionin e ardhshëm. Kontrata e Gjatës të skuadra boshnjake do të jetë 1-vjeçare dhe kjo do jetë hera e parë që volejbollistja do provojë veten në një kampionat jashtë Shqipërisë. Paola e ka nisur sportin volejbollin që në moshën 10-vjeçare me ekipin e Pogradecit, që njihet për prodhimin e talenteve në këtë sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *