Në Korçë është rritur numri i rasteve të identifikuara me osteoporozë. Kjo falë kryerjes së matjes së densitetit kockor falas falë aparaturës DEXA të instaluar në Poliklinikën e qytetit, çka ka bërë që dhe identifikimi i sëmundjes të bëhet më lehtë. Mjekja Anisa Piperi ve theksin në trajtimin e osteoporozës me risk të lartë për thyerje kockash.
Depistimi me anë të aparaturës DEXA ka lehtësuar xhepin e pacientëve.
Mjeku Reumatolog Mikel Jordhani bën me dije se 20% e pacientëve që kryjnë vizitë tek Rheumatologu, rezultojnë me osteoporozë.
Ekzaminimin me aparaturën DEXA e kryejnë edhe banorë nga bashki të tjera të Qarkut Korçë.