Reshjet e fundit kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e nivelit të ujëmbledhësave.
Burimet bëjnë me dije se kapaciteti në Rezervuarin e Gjançit ka shkuar afër kuotës maksimale rreth 17 milion m3 ndërsa janë marrë masat për pastrimin e kanaleve vaditës, në mënyrë që procesi të ecë pa probleme dhe fermerët të kenë ujë mjaftueshëm për të mbjellat. Ndërkohë janë ngritur edhe 3 kaskada, në afërsi të fshatit Turan, në Voskop dhe Bulgarec për të ngritur ujin në parcelat e fermerëve të fushës së Korçës. Fermerët thonë se mungesa të ujit për vaditje nuk ka pasur.
Rezervuari i Gjançit i cili ka 2 diga në gjendje të mirë funksionale, administrohet nga Drejtoria e Ujitje Kullimit në Korçë dhe përdoret për ujitje nga bashkia Korçë. Në territorin e Qarkut Korçë janë në administrim 121 rezervuarë me destinacion ujitjen e tokave bujqësore.