Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Korçë ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese në Qendrat Shëndetësore, mbi rëndësinë e vaksinimit. Fushata vjen në javën e imunizimit që synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e vaksinave dhe imunizimit si dhe rolin e tyre në mbrojtjen e njerëzve të gjithë grupmoshave nga sëmundjet që mund të parandalohen nga vaksinat. Takimi i radhës ishte me nënat e fëmijëve të vegjël për t’iu shpjeguar rëndësinë që ka ndjekja e kalendarit të vaksinimit.
Vaksinimi i rregullt dhe në kohë u siguron fëmijëve rritje dhe zhvillim të shëndoshë ndërsa është mënyra më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infective në popullatë.