• Korça

Rikonstruksioni i gjimnazit “Ymer Dishnica”, përfundojnë rreth 75% e punimeve

Po shkon drejt përfundimit rikonstruksioni i gjimnazit “Ymer Dishnica” në qytetin e Korçës. Ky gjimnaz i njohur si gjimnazi 3 ka qenë i vetmi në qytet ku nuk ishte ndërhyrë dhe për këtë arsye është duke u kryer rikonstruksioni i plotë për ti dhënë jo vetëm një pamje bashkëkohore por edhe për të ndërtuar standarde të larta në të gjithë elementët e godinës, e cila është amortizuar ndër vite.

Investimi për rikonstruksionin e plotë të këtij gjimnazi kap vlerën e 17,3 milionë lekëve, ndërsa pritet që gjithçka të ketë përfunduar brenda një muaji. Nxënësit e këtij gjimnazi aktualisht vijojnë mësimin në shkollën nëntëvjeçare Ismail Qemali në Korçë ndërsa vitin e ardhshëm shkollor ata pritet të hyjnë në godinën e rikonstruktuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *