• Korça

Skemat kombëtare të bujqësisë/ Fermeri tregon përfitimet e aplikimit në grup

Yllson Veri është një fermer nga fshati Drithas i Maliqit. Prej 40 vitesh ka punuar në bujqësi, ndërsa sot sëbashku me familjen e tij kanë arritur të mbjellin rreth 70 Ha tokë kryesisht me misër, grurë e elb. Ai këtë vit ka aplikuar në grup sëbashku me të tjerë fermerë për të përfituar naftë falas. Fermeri tregon se përfitimet e aplikimit në grup kanë qenë më të mëdha se aplikimi individual, ndaj edhe është bashkuar edhe me 7 fermerë të tjerë duke e kryer sëbashku aplikimin:

Përfitimi i naftës falas është një ndihmë për fermerët. E megjithatë Yllsoni thotë se fermerët kanë nevojë edhe për më shumë subvencione për të rritur prodhimin:

Në rast të aplikimit në grupe prej më shumë se 7 fermerësh, pavarësisht se mund të kenë një sipërfaqe më shumë se 10 Ha tokë, ata do e marrin të plotë subvencionin e naftës për të gjithë sipërfaqen, ndërsa fermerët që aplikojnë të vetëm për sipërfaqe mbi 10 Ha tokë marrin vetëm 50% të vlerës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *