I gjithë vendi është duke u ndikuar nga një masë ajri e ftohtë, duke sjellë mot të paqëndrueshëm.
Edhe pse ka përfunduar periudha dimërore, firmat kontraktore kanë qënë në gatishmëri, për të mbajtur situatën nën kontroll.
Pritet që në ditët në vijim të ketë ulje të temperaturave duke shënuar vlera me minus.
Mësohet gjithashtu se nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike përfshi këtu dhe fshatrat e zonave malore.