• Korça

Gripi i shpendëve, situata nën kontroll/ Në qarkun e Korçës nuk ka raste të konstatuara të Influencës Aviare

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Veterinar është duke kryer monitorime në terren për Influencën Aviare, e njohur ndryshe si gripi i shpendëve, duke marrë mostra të shpendëve në fshatrat e miratuar në bazë risku. Aktualisht situata epidemiologjike në qarkun e Korçës është e qetë pasi deri tani nuk ka patur raste të shfaqjes së kësaj sëmundjeje.

Ozuni u bën thirrje fermerëve që të njoftojnë shërbimin veterinar më të afërt, nëse konstatojnë ngordhje të menjëhershme të shpendëve.

Duke marrë parasysh se influenca aviare, është konfirmuar në shtetet fqinje, stafi i shërbimit veterinar është në terren po ashtu edhe për të informuar fermerët për rrezikun që paraqet sëmundja dhe masat që duhen marrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *