• Korça

Skemat kombëtare në bujqësi/ Rreth 10 000 fermerë  aplikojnë nga qarku i Korçës

Rreth 10 mijë fermerë nga qarku i Korçës kanë aplikuar për të përfituar nga skema e naftës pa akcizë, që prej nisjes së skemave kombëtare në bujqësi të ofruara nga qeveria shqiptare. Sipas ekspertëve shifrat e aplikimeve janë premtuese për të kaluar edhe numrin total të aplikimeve të vitit të kaluar, ndërsa edhe në skemat e tjera ka pasur interes të lartë nga fermerët:

Specialistët e kësaj drejtorie kanë këmbëngulur edhe për bashkimin e fermerëve dhe krijimin e aplikimeve në grup, për shkak edhe të interesit më të lartë që ofron kjo formë për fermerët:

Bashkimi i fermerëve për të aplikuar në grup është mjaft me interes edhe për fermerët e vegjël të cilët nuk arrijnë të plotësojnë kriteret për të përfituar të vetëm nga skemat, pasi duke u bashkuar me të tjerë fermerë do të kenë mundësinë të aplikojnë por edhe të përfitojnë 100% të vlerës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *