Një tjetër ngjarje e rëndësishmë është shënuar në Korçë, ku pas shumë viteve mungësë është rikthyer Orkestra Simfonike nën drejtimin e mjeshtrit Ilir Erzeni. Ringritja e orkestrës është një hap i rëndësishëm që i rikthen Korçës një pjesë të trashëgimisë së saj kulturore duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e artit dhe kulturës.
Për mjeshtrin Erzeni, Korça ka shumë talente, gjë që do të bëjë të mundur vazhdimësinë e këtij formacioni.
Mbrëmë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Kulturës dhe Inovacionit krahas Orkestrës Simfonike kanë interpretuar këngët e njohura korçare dhe jo vetëm edhe Kori Lira, formacioni i kompozitorit Josif Minga, tenori Kastriot Tusha, Gjergji Mani, Aurel Thëllimi e shumë artistë të tjerë.