• Korça

Koncert i Orkestrës Politonike të Katerinit/ Mbahet në Korçë në kuadrin e veprimtarive festive me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë

Këtë fundjavë Orkestra Politonike e Katerinit ka mbajtur në sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës një koncert me muzikë të kultivuar greke. Koncerti është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korcë, në kuadrin e veprimtarive festive me rastin e Festës Kombëtare të Greqisë.

Pjesët e përzgjedhura në këtë koncert kanë qënë nga kompozitorët dhe autorët më të mirë grekë. Dy solistët janë shprehur të kënaqur nga mikpritja e publikut.

Kjo ishte hera e parë që Orkestra Politonike e Katerinit interpretonte në qytetin e Korçës, duke befasuar artdashësit e shumtë të këtij qyteti të pranishëm në sallë, të cilët duartrokitën gjatë repertorin e zgjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *