Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i këngës Popullore mbarëkombëtare ka çelur siparin e edicionit të 18-të. Në natën e parë kanë performuar grupe nga 6 qytete të cilët përcollën traditën karakteristike të zonave të tyre ndërsa festivali u hap me performancën e Ansamblit Isuf Myzyri të Elbasanit.
Në natën e parë të këtij festivali performoi dhe Ansambli i qendrës kulturore “Lasgush Poradeci”.
Ky festival vjen si një traditë e përvitshme në qytetin e Elbasanit. Në natën e sotme do të performojë Orkestrina e Ansamblit “Skënderbeu” dhe këngëtarët Endri Fifo e Laxarela Deti.