Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonat malore të juglindjes së vendit. Reshjet kanë shkuar nga 5-8 cm në lartësitë në mbi 1300 metra.
Reshje mësohet të ketë patur edhe në aksin Shtyllë-Mashkullorë aty ku ka qenë pothuajse e njëjta trashësi ndërkohë që borë ka pasur edhe në fshatrat e thellë të Voskopojës e Lekasit. Aksi rrugor i Dardhës pas punës së bërë nga firma kontraktore është i kalueshëm dhe pa probleme.
Burime pranë Bashkisë Korçë bëjnë me dije se nuk janë paraqitur probleme në qarkullimin e mjeteve edhe në rrugët e njësive administrative Lekas e Vithkuq. Po ashtu mësohet se nuk ka patur probleme me furnizimin me energji elektrike përfshi dhe fshatrat e zonave malore Gorë e Moglicë në bashkinë e Maliqit.