• Korça

Një jetë në arsim/ Nikoleta Konomi rrëfen emocionet e profesionit

Nikoleta Konomi është mësuese në pension e cila për 30 vite me rradhë ka dhënë mësim në një prej shkollave të qytetit të Korçës, në gjimnazin “Themistokli Gërmenji”. Në këtë 7 Mars, Nikoleta është rikthyer edhe njëherë në institucionin ku ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së saj, e që për të ka qënë shtepia e dytë.

Për mësuesen e përkushtuar, e cila ka edukuar breza të tërë, emocionet që të fal ky profesion janë të shumta, pasi sipas saj mësimdhënia nuk është vetëm një profesion por mbi të gjitha mision, duke ndikuar në formësimin e një shoqërie.

Në këtë 7 mars Nikoleta ka një mesazh për mësuesit e rinj.

Prej 25 vitesh mësuese Nikoleta ka dalë në pension, por pasioni dhe dëshira për mësimdhënien e ka shoqëruar gjithmonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *