• Korça

Dita Ndërkombëtare e Logopedisë/ Rritet numri i fëmijëve që kanë probleme dhe vonesa në të folur

Vitet e fundit është rritur numri i fëmijëve që kanë probleme dhe vonesa në të folur, të cilët kanë nevojë për kujdes të dedikuar. Sipas specialistëve të fushës faktorët gjenetikë, por edhe qëndrimi me orë të gjata në pajisjet teknologjike janë shkaqet kryesore që fëmijët e sotëm shfaqin probleme në të folur.

Në vendin tonë nuk ka shifra të sakta të numrit të fëmijëve që kanë probleme në zhvillimin e të folurit, pasi jo të gjitha këto raste deklarohen.

12 muajt e parë janë thelbësorë për zhvillimin e gjuhës dhe të komunikimit tek fëmijët, të cilët në këtë fazë fillojnë të thonë fjalët e para. Nëse ka një vonesë atehërë prindërit duhet të paraqiten tek një specialist.  

Kapja në kohë e çrregullimeve të komunikimit tek fëmijët dhe trajtimi i hershëm i tyre është shumë i rëndësishëm. Specialistët këshillojnë prindërit që të angazhohen më tepër me fëmijët e tyre, t’i mbajnë larg pajisjeve teknologjike si dhe t`i përfshijnë ata më shumë në aktivitete fizike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *