Për herë të parë Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut ka zhvilluar një stërvitje ushtarake në kushte të vështira atmosferike në “Kulet e Gjergjevicës” në Voskopojë.
Kolonel Gëzim Marku është shprehur se qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje ka qënë kompaktësimi i veprimeve të nënreparteve të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut me qendër në Poshnjë të Beratit i cili një batalion të tij e ka në rajonin e Korçës dhe kjo ka qënë një nga arsyet e zhvillimit të stërvitjes në këtë zonë.
Sipas Kolonel Markut ky regjiment ka në përbërje dy nënreparte të gatshme të NATO-s dhe stërvitja i ka arritur objektivat e saj.
Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut ka përfunduar stërvitjen e planifikuar tre ditore në juglindje të vendit ndërkohë që stërvitje të tjera janë planifikuar gjatë këtij viti.