• Korça

Panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Në mars hapen aplikimet për subvencionimin e qytetarëve në masën 70%

Sikurse edhe në fazën e parë, procedurat e aplikimit do të jenë të thjeshta për qytetarët përmes një platforme aplikimi që do të vihet në dispozicion, ndërsa pritet që aplikimet kësaj here të jenë më gjithëpërfshirëse. Të gjithë qytetarët e interesuar që do të plotësojnë kriteret që do të vendosen, mund ta kryejnë këtë aplikim. Janë të shumta familjet në qytetin e Korçës që në thirrjen e parë, kanë përfituar në masën 70% të kostos së instalimit, e tashmë paguajnë deri në 2 mijë lekë më pak në faturën e energjisë.

Kjo nismë e ndërmarrë që prej vitit 2022 ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike si dhe diversifikimin e burimeve përmes përdorimit të energjisë diellore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *