• Korça

Një histori dashurie e qëndrese/ Autoriteti i Dosjeve sjell në Korçë botimin e Lek Pervizit

Autoriteti për Informim mbi dokumente të ish Sigurimit të Shtetit dje në ditën e Shën Valentinit ka sjellë në Korçë një libër që përmban një histori dashurie dhe qëndrese, nga Lek Pervizi me titull Odiseja e pafajësisë. Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me bashkinë Korçë dhe Klubin e Librit në Universitetin Fan Noli. Nën moton “Të mësojmë nga e shkuara” studentë, pedagogë e qytetarë të tjerë kanë diskutuar mbi këtë botim mjaft interesant që sjell historinë e vërtetë të Valentin Pervizit.

E pranishme ka qenë edhe mbesa e autorit, Eva Pervizi e cila ka udhëtuar nga Amerika për të ardhur në këtë aktivitet. Ajo tregon se e gjithë familja Pervizi ka kaluar vuajtje e persekutime gjatë sistemit komunist ndërsa vetë ajo ka lindur në internim.

Klubi i librit i cili është çelur pak kohë më parë në Korçë është një pjesë integrale e platformës dixhitale që Autoriteti i Dosjeve është duke e plotësuar me aktivitete të ndryshme dhe materiale burimore e didaktike të cilat janë të hapura për tu shfrytëzuar nga qytetarët dhe për të mësuar nga ajo pjesë e errët e historisë së Shqipërisë e pashkruar më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *