Puna është përqëndruar në hapjen e këtij kanali i cili ishte mbuluar nga fermerët dhe për pasojë nuk mund të bëhej kullimi i ujit. Burime në Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike bëjnë me dije se ndërhyrja do të bëhet në 600 m kanal që përshkon një sipërfaqe tokash prej rreth 10 HA.
Paralelisht kjo ndërmarrje po punon edhe për pastrimin e kanaleve kullues në fshatin Polenë, të një kanali ujitës në Dërsnik si dhe tek përroi i fshatit Dvoran i cili ishte mbushur me aluvione si dhe mbeturina nga banorët. Më herët është ndërhyrë edhe për pastrimin e përroit të fshatit Belorta i cili kishte po këtë problematikë. Deri më tani nga kjo ndërmarrje janë pastruar 9 km kanale kullues dhe rreth 2 km kanal vaditës ndërsa janë vendosur edhe 40 tombino.