• Korça

Bie numri i nxënësve në shkolla/ Faktorët ndikues, lëvizjet demografike, emigracioni dhe lindshmëria e ulët

Numri i nxënësve në shkollat e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Korçë, përfshirë edhe fëmijët e arsimit parashkollor ka ardhur në ulje gjatë viteve të fundit. Nga viti 2020 deri në vitin 2023 numri i nxënësve ka pësuar rënie me 17% dhe 6% krahasuar me një vit më parë. Sipas sociologëve ky është një fenomen që haset edhe në vende të tjera të botës, ndërkohë që lëvizjet demografike dhe emigracioni shihen si ndër faktorët kryesorë.

Një tjetër faktor që ndikon në uljen e numrit të nxënësve në shkolla është edhe lindshmëria e ulët.

Për vitin shkollor 2023-2024 në 699 institucionet arsimore në varësi të DRAP Korçë që përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat, janë regjistruar gjithsej 80 881 nxënës në të gjitha nivelet nga arsimi parashkollor deri në arsimin e mesëm të lartë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *