Pista e patinazhit në qytetin e Korçës vijon të jetë e frekuentuar nga fëmijë e të rritur. Gjatë fundjavave nuk mungojnë edhe turistët që zgjedhin të provojnë një eksperiencë ndryshe gjatë qëndrimit në Korçë. Kryesisht janë fëmijët ata që zgjedhin të rrëshqasin në akull duke e parë këtë si një mundësi argëtimi, por edhe si një mënyrë për të ushtruar një sport të ri. Gjatë ditëve të javës këtu gjen edhe nxënës shkollash të cilët zhvillojnë orët e edukimit fizik.
Fluksin më të lartë pista e ka patur gjatë festave të fundvitit, ndërkohë që ende vijon të frekuntohet nga të gjitha moshat. Pista e patinazhit do të vijojë të qëndrojë e hapur edhe në javët në vijim, në varësi të kushteve të motit.