• Korça

Shërbimi i familjeve kujdestare/ Fushatë për promovimin e këtij shërbimi të nevojshëm për fëmijët që kanë nevojë

Çdo fëmijë duhet të rritet në një familje të qëndrueshme. Për të siguruar këtë është duke u punuar për të patur forma të ndryshme të kujdesit alternativ. Një prej tyre është edhe shërbimi i familjes kujdestare, që ka të bëjë me familje të cilat shprehin gatishmërinë për tu kujdesur për fëmijë të cilët janë në vështirësi në familjet e tyre biologjike. Aktualisht në qytetin e Korçës është një familje kujdestare vullnetare e cila është ende në proces për të fituar këtë status.

Sipas Jorgjit strukturat përgjegjëse janë duke promovuar më tej këtë shërbim mjaft të nevojshëm për kujdesin social të fëmijëve që kanë nevojë.

Ky është një projekt pilot që po zbatohet prej gati 3 vitesh në Bashkinë e Korçës dhe atë të Vlorës, financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *