Përfshirja e bizneseve që operojnë online në procesin e fiskalizimit, ka rritur korrektësinë në ofrimin e shërbimeve duke mbrojtur kështu edhe konsumatorin. Nëse më parë, kushdo mund të krijonte një llogari për të shitur produkte pa ofruar garanci për blerësin, tashmë të gjithë bizneset e kanë detyrim regjistrimin për ushtrimin e aktivitetit tregtar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit duke kthyer kështu edhe besimin e klientëve tek këto biznese. Kjo pasi regjistrimi i tyre e bën më të lehtë identifikimin e shitësit duke e bërë më të thjeshtë dhe mbrojtjen e konsumatorit nga rastet e mundshme abuzive.
Përzgjedhja e bizneseve online sipas klientëve ofron shpejtësi ndërsa mund të gjesh edhe produkte që nuk ndodhen në dyqane fizike.
Burime pranë Qendrës Kombëtare të biznesit bëjnë me dije se çdo subjekt që ushtron aktivitet tregtar online përveç detyrimit për të qenë i pajisur me NIPT duhet të kenë edhe infrastrukturën e nevojshme për të lëshuar faturë tatimore sipas kërkesave të fiskalizimit.