Zbritja e temperaturave nën 0°C vështirëson punën e blegtorëve sa i takon ruajtjes së kafshëve që mbarështojnë. Përgjegjësi i sektorit të punës racore pranë qendrës së transferimit të Teknologjive Bujqësore në Korçë Lazart Suraj thotë se dy aspektet më të rëndësishme në të cilat duhet të tregohet kujdes, janë sigurimi i ambjenteve të ngrohta si dhe ushqimi i bollshëm.
Suraj thotë se sa i takon qingjave, prej moshës 15 ditore nis dhe ushqyerja e tyre veç qumështit që pijnë nga nënat. Pasi të kenë kaluar moshën 2 mujore dhe të jenë shkëputur më pas nga nënat, si dhe të kenë arritur eshën trupore prej 15 kg, mund të nisë shpërndarja e tyre rreth muajit mars tek blegtorët të cilët interesohen për reproduktorë me vlera të larta racore.